Inxhinierja Luljeta Bozo ka thënë mbrëmjen e sotme se sipas gjasave goditja më e madhe kaloi, ndërsa u kërkoi shqiptarëve që të mos i zërë paniku sepse pasgoditjet janë normale.

Sakaq, Bozo u ka këruar njerëzve që të mbledhin mendjen dhe të mos përdorin aplikacionin që tregon kur dhe ku ka rënë tërmeti.

“Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi, pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë. Nuk e dinë njerëzit, shikojnë magnitudën sikur çfarë është”, tha inxhinierja Bozo.

Sipas inxhinieres Luljeta Bozo, në Shqipëri duhet të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet.

“Kam një merak të madh që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune.

Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu”, përfundon ajo.