IPARD 2, vijojnë takimet informuese me fermerë e sipërmarrës në Durrës
IPARD 2, vijojnë takimet informuese me fermerë e sipërmarrës në Durrës

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural zhvilloi sot takimin e radhës në Durrës, për programin IPARD II, thirrja e dytë, në ambientet e një agroturizmi të financuar nga Skema Kombëtare.

Fermerë, agropërpunues, sipërmarrës dhe investues të fushës së bujqësisë, morën pjesë në këtë takim për t’u njohur me detajet e aplikimit, dokumentacionin dhe teknikalitetet e tri masave të këtij programi që financohet nga BE dhe Qeveria shqiptare.

Durrësi është një zonë e avantazhuar për shkak të klimës mesdhetare dhe pozicionit bregdetar, e cila i jep përparësi bizneseve lokale, sidomos në fushën e turizmit rural.

Përmes këtyre takimeve në rrethe të ndryshme të vendit AZHBR synon të ofrojë mbështetje ndaj fermerëve përmes fondeve IPARD II, si dhe për t’i informuar ata rreth programit dhe kritereve të përfitimit, me qëllim absorbimin e fondeve nga Bashkimi Europian dhe Qeveria shqiptare. /atsh