Rreth 40 vite më parë tek regjistroheshin në shkollën artistike ” Onufri” nxënësit e kësaj shkolle do të lidhnin miqësitë e para të cilat do të zgjasnin edhe 40 vite më pas.

Teksa vitet kalonin dhe jeta i dërgoi në vende të ndryshme të botës, ish maturantët nuk i shkëputën lidhjet me njëri- tjetrin, por i mbajtën ato si vlerësim ndaj miqësisë së sinqertë që ekzistonte mes tyre. Një miqësi, e cila edhe sot pas kaq shumë vitesh, i mban të lidhur.

Sot, ata kanë vendosur të rimblidhen e të festojnë 40-vjetorin e përfundimit të maturës.

Teksa lodrojnë në kujtime, ata ndajnë mes njëri-tjetrit nostalgjinw dhe përcjellin mesazhin e fortë se miqësia e vërtetë është tek cilido njeri që ne hasim, mjafton ta mbajmë atë.