Norbert Lammert, ish-presidenti i Bundestagut gjerman ka folur sot për vendimin e opozitës për të djegur në masë mandatet duke e kritikuar atë.

Gjatë ceremonisë së 10 vjetorit të të Fondacionit “Konrad Adenauer”, Lammert tha se vendimin e opozitës së bashkuar nuk e mirëpriti pasi sipas tij, ata e ndërmorën atë veprim për shkak të mospëlqimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Nuk më pëlqen që demokratët bojkotojnë parlamentin sepse rezultati i zgjedhjeve nuk është në favor të tyre. Por pyetja është se sa të orientuar drejt së ardhmes janë bojkotet, refuzimi i bashkëpunimit në vend të rrugës së mundimshme për të qenë në konkurencë me njëri- tjetrin dhe në këtë konkurencë të gjejnë zgjidhje të përbashkëta. Çdo gjë është e përkohshme, një vendim është i vlefshëm sot se për të ka pasur një shumicë, por ama mund të korrigjohet nesër nga një shumicë tjetër demokratike”, tha ai.

“Kjo është detyrë e rëndësishme e edukimit politik që të reflektojë dhe të hedhë dritë mbi situata të tilla pasi është e vështirë që më vonë të riaktivizohen këto këndvështrime. Nëse këto nuk kihen parasysh”, tha ndër të tjera ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.