Qindra banorë janë evakuar teksa zjarrfikësit vijonin sot të luftojnë flakët gjigande që kanë përfshirë ishullin Evia, i dyti më i madhi në Greqi.
Zjarret kanë mbuluar një pjesë të madhe të ishullit dhe kanë krijuar re të mëdha tymi, që kanë arritur deri në Athinë, që është 100 kilometra larg.