Një 85-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi është përplasur nga një automjet, gjatë kohës që po lëvizte në rrugë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur  gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fiorentina”  në afërsi të Pistoias.

Bëhet fjalë për shqiptari Simon Gjondrekaj, i cili u transportua menjëherë në spital por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Makina e hodhi atë disa metra më tutje. Mjeti i cila përplasi shqiptarin drejtohej nga një 74-vjeçar italian.

/BalkanWeb