Italia renditet vendi i parë në Europë për numrin e nënshtetësive të dhëna ndaj shtetasve të huaj, në kundër tendencë me atë c’ka po ndodh aktualisht në vendet e Bashkimit Europian ku numri i nënshtetësive të dhëna është gjithnjë e në rënie.Gjatë dhjetë viteve të fundit numri i shtetasve të huaj që kanë përfituar të drejtën e nënshtetësisë italiane është rritur ndjeshëm. Në vitin 2006 janë regjistruar rreth 35 mijë shtetas të huaj që kanë përmbushur të drejtën e marrjes së nënshtetësisë italiane, ndërsa në fund të 2016 ku numër është rritur ndjeshëm në mbi 202 mijë shtetas të rinj italianë. Të dhënat statistikore u publikuarn nga raporti i fundit i Fondacionit Italiane i Studimeve Multietnike (ISMU) të cilat vërtetojnë gjithashtu se numri i nënshtetasve të rinj italianë kapërcen numrin e emigrantëve klandestinë që kanë mbërritur e vazhdojnë të mbërrijnë në brigjet italiane. Sa i takon emigrantëve shqiptarë në Itali, sipas të dhënave të këtij raporti, mes ndër emigrantët ekstra komunitarë, shqiptarët janë të dytët në numër për marrjen e nënshtetësisë italiane. Përgjatë vitit 2016 janë regjistruar rreth 36 920 mijë emigrantë shqiptarë të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane. Në vend të parë renditen emigrantët marokenë me mbi 37 mijë. Gjithashtu pak ditë më parë Instituti Italian i Statistikave ISTAT me anë të dhënave të publikuara ka vërtetuar se përgjatë 2016 është rritur dhe numri i shtetasve shqiptarë të cilët kanë emigruar drejt Italisë. Janë regjistruar 17.517 shqiptarë që më 2016 kanë kërkuar leje qëndrimi në Itali kundrejt 20.740 që është numri i kërkesave të emigratëve nga Nigeria e që renditen në vend të parë. Ndër 17.517 shqiptarë që deri në fund të 2016, kanë kërkuar leje qëndrimi në Itali, 68.9 % e tyre e kanë kërkuar për motive famijare, 7.2% për punësim, 1.9 % për studim, 1.3% kanë kërkuar azil humanitar e 20.8 % të tjerë për motive të tjera. Një vit më parë numri i shqiptarëve që kërkonin leje qëndrimi në Itali ishte rreth 16.813 e renditeshin të tretit në numër pas shtetasve niberianë e marokenë. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave në Itali jetojnë 3.714.137 emigrantët të rregullt ekstra komunitarë e ndër to të dytit në numër pas emigrantëve marokenë, renditen emigrantët shqiptarë, një nga komunitetet më historike ndër komunitetet e huaja të pranishme në territorin italian.

Oranews.tv