Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e koronavirus që prej më shumë se një muaji ka përfshirë gjithë territorin e kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Dita e sotme e ka çuar numrin e viktimave në 7503 dhe atyre të infektuar në 74 386.

Në 24 orë janë regjistruar 683 viktima.

3468 pacientë po kurohen në terapi intensive, 23 112 në struktura spitalore e 30 920 në kushte shtëpie.

Pacientët e shëruar deri më sot janë 9362 e janë 1026 pacientë të shëruar më shumë në 24 orë.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më sot 4474 viktima e 32 346 të infektuar.

Deri më sot në Itali janë kryer 324 445 tamponë.

Ora News