Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi u kapën duke transportuar drogë.

Ata kishin në zotërim 30 doza kokainë dhe dy mijë euro. Pas kontrollit që dy shqiptarëve policia gjeti në çantë 10 gram lëndë narkotike, të paketuar dhe gati për shitje.

Edhe pse shqiptarët ishin të kujdesshëm që mos binin në sy, ata nuk i shpëtuan dot vigjilencës së karabinierëve.

Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun “Di Lorenzo” në Agrigento, ku do të presin vendimin e gjykatës.