“Nuk është e lehtë të provosh në mënyrë eksperimentale se në çfarë mase një jetë e mbushur me stimuj mund të jetë e mirë për trurin”, thotë Stefano Cappa, profesor i neuroshkencës njohëse në Universitetin Jeta dhe Shëndeti të S. Raffaele në Milano, “por ka prova indirekte që tregojnë një incidencë më të ulët të patologjive neurodegjeneruative (siç është Alzheimeri) tek ata që kanë jetuar një ekzistencë të gjallë nga pikëpamja sociale, një shenjë që kjo e fundit mbron funksionet tona konjitive nga dobësimi”.
Kultivimi i miqësive dhe kontaktet përmes rrjeteve sociale nuk janë të mjaftueshme. Claudia Kavas, një eksperte mbi plakjen e trurit dhe profesore në Universitetin e Kalifornisë-Irvine (SHBA), ka studiuar plakjen e mijëra njerëzve që nga viti 1981; nga studimet e saj del se njerëzit që largohen nga shtëpitë e tyre, ndërveprojnë dhe bashkëveprojnë me të tjerët, kultivojnë miqësi dhe hapin përvoja të reja sociale, arrijnë në moshën 90 vjeç me aftësi të mira njohëse. /bota.al