1. Durim Urupi

2. Xhevdet Lamçja

3. Bashkim Selama

Zbardhet lista e katërt me emrat e naftëtarëve minatorëve dhe metalurgëve që do të përfitojnë pension suplementar. Në pranverë të këtij viti qeveria miratoi një ligj të posaçëm për këtë kategori punonjësish, ndërkohë tre listat e para janë shfaqur disa ditë më parë dhe ditën e djeshme u zbardh lista me 698 emrat nga qarqe të ndryshme të vendit.Ligji ka për qëllim të mbulojë me përfitime financiare, përpara kohës së mbushjes së moshës për pension, si dhe përfitime shtesë mbi ato që akordohen nga ligji “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për tre kategori mjaft të veçanta punonjësish, të cilët kanë punuar në miniera nëntokë, në industrinë e naftës, si dhe në punë me një shkallë vështirësie shumë të lartë në metalurgji. Numri i naftëtarëve që përfitojnë është 7 mijë, me një efekt financiar vjetor rreth 750 milionë lekë. Numri i përfituesve minatorë parashikohet të jetë rreth 16 mijë persona dhe efekti përllogaritet rreth 530 milionë lekë në vit. Ndërsa për metalurgjinë, numri i përfituesve parashikohet të jetë rreth 2500 me një efekt financiar rreth 250 milionë lekë. Pra, nga ky projektligj pritet të përfitojnë në total rreth 25.500 persona. Sipas ligjit përcaktimi i masës së pensionit dhe i moshës kur një punonjës mund të përfitoj bëhet sipas disa kategorive. “Për ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, përcaktohet: mosha: për burrat 55 vjeç; për gratë 50 vjeç”, thuhet në projektligj. Ndërsa, për sa i përket periudhës së përgjithshme të sigurimit: për burrat është përcaktuar 30 vjet; për gratë 25 vjet; vjetërsia në punë: për burrat 15 vjet; për gratë 12,5 vjet. Ndërsa për punonjësit e kategorisë së dytë mosha e përcaktuar është; për burrat 60 vjeç; për gratë 55 vjeç. Periudha e sigurimit: për burrat 30 vjet; për gratë 25 vjet dhe vjetërsia në punë: për burrat 20 vjet; për gratë 15 vjet. Me tej, punonjësit që, dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, së bashku me përparësinë për punësim të ardhshëm, përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por, në çdo rast, shpërblimi nuk mund të jetë më pak se 80% e pagës minimale dhe do të jepet në tre vite.
Edlira XHERRI