Tajfuni Hagibis ka shkaktuar deri tani vdekjen e 19 personave dhe zhdukjen e dhjetëra të tjerëve, njoftoi sot media japoneze.

Më shumë se 140 persona u plagosën nga Hagibis, një nga tajfunët më të fuqishëm që ka goditur rajonin e Tokios në dekada.

Në vend janë duke u zhvilluar operacione shpëtimi.

”Tajfuni ka shkaktuar 48 rrëshqitje në tokë në 12 prefektura”, tha qeveria japoneze.

”Rreth 376 000 familje kanë mbetur pa energji elektrike”, shtoi ajo.

Ndërkohë, rreth 800 fluturime për sot janë anuluar, pas anulimit të më shumë se 1 600 fluturimeve një ditë më parë./atsh