Container Cargo ship in the ocean.

Yy

Ministri japonez i Industrisë i gjykoi të padrejta akuzat e Seulit, që ka vendosur të dobësojë pozicionin e Japonisë mes partnerëve tregtarë.

“Mbi çfarë baze mund të thuhet se sistemi i kontrollit të eksporteve të Japonisë shkel parimet ndërkombëtare? Kjo nuk është absolutisht e qartë”, reagoi në rrjetin social Twitter ministri japonez i Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko.

Dje, ministri koreano-jugor i Tregtisë, Sung Yun-mo njoftoi krijimin e një kategorie të re për vendet nëshkruese të katër marrëveshjeve kryesore tregtare ndërkombëtare, por që aktivizojnë një sistem kontrolli për eksportet në shkelje të normave ndërkombëtare.

Japonia është i vetmi vend në këtë kategori të re. Sung nuk ka dhënë asnjë shembull për shkelje të tilla nga ana e Tokios.

Situata mes dy vendeve është përkeqesuar këto javët e fundit me vendimin e Tokios për të ashpërsuar duke nisur nga 4 korriku të kushteve të eksportit drejt Koresë së Jugutpër tre përbërës kimik të përdorur në procesin e prodhimit të gjysmëpërçuesve dhe ekraneve.

Më pas Tokio ka vendosur për dobësimin e pozicionit të Seulit në listën e partnerëve tregtarë duke nisur nga 28 gushti.

Kjo masë u mor zyrtarisht në kuadër të një rishikimi të listës së partnerëve të besuar të Japonisë për shkaqe të sigurisë kombëtare