Bashkia Elbasan në bashkëpunim me shoqatën e të verbërve dega Elbasan, Zëri 16+ në shkollën “Qamil Guranjaku”, Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë Tiranë, në kudër të javës ndërkombëtare të shkopit të bardhë organizoi një aktivitet gjithëpërfshirës, me qëllim jo vetëm manifestimin e shkopit të bardhë, por edhe sensibilizim dhe ndërgjegjësim të të gjithë shoqërisë duke promovuar vlerat e përsonave me probleme në shikim. Kryetari Bashkisë u bë pjesë e aktivitetit duke përcjellë mesazhe mbështetje.

Kjo ditë simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe integrimin në shoqëri. Është fakt pozitiv që ka një rritje të ndjeshmërisë së shoqërisë dhe institucioneve shtetërore ndaj personave të verbër, por arritja e standarteve bashkëkohore për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar kërkon me shumë punë.  EDLIRA XHERRI