ATSH–Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, thekson se është e nderuara që do përfaqësojë SHBA-në në vendin tonë, ndërsa nënvizoi se vendi i saj është që prej vitit 1920 në krah të Shqipërisë.

“E nderuar që Presidenti Trump dhe Pompeo më besuan mua të përfaqësoj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ne jemi miq, aleatë dhe partnerë. Jam gjithashtu shumë e nderuar që ndodhem këtu përpara ndërtesës së ambasadës së SHBA ku themelet e saj u vendosën në vitin 1929”,- tha Kim.

“Kjo ndërtesë e bukur qëndron si një testament për forcën e qëndrueshme të marrëdhënieve amerikano- shqiptare. Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë, por rrënjët e saj janë të thella. 100 vite më parë, Presidenti Willson ngriti zërin për Shqipërinë, atëherë kur askush nuk e bëri, duke mos lejuar fuqitë e mëdha të ndanin Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris”,- vijoi ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë.

“Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur. Kur kundër çdo gjase ai priti një përfaqësi shqiptare në Uashington dhe i hapi rrugën anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Ashtu siç të gjithë e dimë, pas Luftës së Dytë Botërore të dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Por edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra- tjetrën, popujt tanë vazhduan ta mbanin pranë njëri tjetrin. Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim me njëri- tjetrin përmes Zërit të Amerikës. I cili jo vetëm transmetonte lajme,por edhe shkëndija shprese. Këto shkëndija shprese ndezën shpejt të gjithë Shqipërinë dhe ne qëndruam me ju në vitin 1991 kur u çliruat nga kthetrat e komunizmit. Është një moment ku duhet të ndjeheni krenar dhe me të drejtë”,- tha Kim .

“Kemi qëndruar pranë jush që prej asaj dite, duke mbështetur hyrjen tuaj në NATO në vitin 2009 dhe tani në përpjekjet tuaja për tu anëtarësuar në BE. Sot ne qëndrojmë me ju, jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë, por dhe të ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështira për para, por e dimë se kjo punë bëhet me e lehtë kur ke miq dhe aleatë pranë teje”,- vijoi ambasadorja Kim.

“SHBA është vendosur të ndihmoj Shqipërinë që të bëhet një aleate e