Prej dy ditësh kanë dalë emrat e fituesve të Lotarisë Amerikane.

Mesa duke numri i aplikuesve ka qenë tepër i madh pasi sistemi ku mund te shihet përgjigjia ka qenë tejet i ngarkuar.

Ambasada Amerikane ka sqaruar se aplikantët mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar online nëse janë fitues ose jo.

Ndërkohë ditën e sotme ambasda ka një tjetër njoftim për fituesit e Lotarisë.

Hapi në vazhdim është plotësimi i formularit DA-260.

‘Jeni përzgjedhur për Lotarinë #DV2020? Hapi në vazhdim është plotësimi i formularit DS-260, të cilin mund ta gjeni këtu ?https://ceac.state.gov/iv‘, thuhet në njoftimin e ambasadës.