Moti i keq pritet të pushtojë Jugun e Italisë. Në buletinin e motit, Estofex ka paralajmëruar për rrezikun e shirave të dendur dhe të erës, breshërit dhe deri edhe të tornadove.

Moti i keq vazhdon të mbajë kontrollin e tij mbi Italinë dhe pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën Qendrën për disa ditë, fenomenet shtrihen edhe në gug dhe Estofex (Eksperimenti Evropian i Parashikimit të Stuhive) ka shpallur alarmin për rajonin e Italisë së Jugut.

Niveli 1 i alarmit vjen për Sicilinë, Italinë Jugore dhe zonat përreth kryesisht për shkak të stuhive të forta të erës, breshërit dhe rrezikut të tornadove.

Niveli 1 i alarmit gjithashtu për Rumaninë jugore, Bullgarinë dhe Greqinë jugore kryesisht për breshër dhe erëra të fuqishme në formën e tornadove.

Niveli 1 për Turqinë veriore për breshër.

Niveli 2, nga ana tjetër, për pjesët e veriut të Ukrainës dhe në jug të ekstremit të Bjellorusisë kryesisht për rryma ajëri të ftohta sasi të mëdha breshëri dhe erëra të fuqishme.

Syri