“Juventus” dhe Aaron Ramsey kanë gjetur marrëveshjen për të bashkëpunuar për pesë sezonet e ardhshme dhe me një opsion për sezonin e pestë.

Sipas mediave britanike, mësohet se mesfushori i “Arsenalit” të dielën do të jetë në Torino, ku do të zhvilloi dhe vizitat mjekësore me klubin bardhezi dhe në përfundim të vizitave mjekësore do të takohet me drejtuesit e klubit kampionë të Italisë për të nënshkruar kontratën e re dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet pas finales së superkupës.

Mediat britanike, sqarojnë, se futbollisti uellsian do të përfitojë 8 milionë euro në sezon dhe kontrata e tij do të jetë për pesë vite (sezone).  Paraprakisht mendohet që lojtari do të vijë në Torino në Qershor, pasi të mbylli sezonin e fundit me “Arsenal”, por nuk përjashtohet dhe ndonjë surprizë, që “Juventus” të bindi lodinezët ta lënë më shpejt të lirë lojtarin. Në ditët në vijim pritet dhe një takim mes Presidentit të “Juventusit”, Fabio Paratiçit, drejtuesve të “Arsenal” dhe menaxherit të futbollistit, çka mund të jetë një mundësi e mirë për të përshpejtuar kalimin e lojtarit nën urdhrat e trajnerit të “Zonjës së vjetër”, Massimiliano Allegrit.

Në çdo rast, nëse Ramsey zgjedh të mbërrijë në Torino në qershor, “Juventus” nuk do shpeznonte asnjë euro për pronësinë e lojtarit, pasi do transferohej pasi të kishte mbyllur kontratën me “Arsenal”. Por nëse lodinezët nuk duan të humbin lojtarin pa asnjë përfitimi, do duhet të pranojnë brenda 31 janarit ofertën e “Juventusit”, e cila ende nuk është bërë zyrtare, por që flitet që të jetë diku te 10 milionë euro.

/atsh