Elseid Hysaj i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë me modelen Fiorenza Lekstakaj, që në vitin 2013 është shpallur edhe Miss Albania. Ajo eshte edhe nëna e djalit të tij 3 vjeç. Tani që edhe djali është rritur ka kush t`ia çojë lulet nuses.

Foto nga dasma

Ata kanë shndërruar kalanë e Shkodrës në sallë dasme dhe gjithçka është gati për eventin.

Meqë Elseidi është nga Shkodra, pavarësisht se jeton në Itali, ngjarjen më të rëndësishme të jetës do ta bëjë në qytetine tij.

Të ftuar kanë qenë shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe futbollistët e Kombëtares.

Një prej tyre është edhe Bekim Balaj. Sulmuesi i Kombëtares, i cili ka shpërndarë një video në insta-story, ku duken disa çaste nga kjo mbrëmje gala, e padyshim që gjithçka është menduar në perfeksion. Çifti shfaqet duke vallëzuar, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e tyre e dashurisë. Atmosfera duket si në përralla.

Tashmë, për Hysajn pritet të jetë edhe një verë tepër e nxehtë në merkato, pasi klube të mëdha janë të interesuar për anësorin, sikurse është Interi, apo edhe Manchester United.