ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat lehtë ndaj euros dhe u zhvlerësua ndjeshëm në raport me dollarin amerikan.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet me 122.13 lekë ose 0,01 lekë më pak se një ditë më parë dhe monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,32 lekë krahasuar me fundjavën, duke u këmbyer me 110.15 lekë.
Sipas aktorëve të tregut, këmbimi valutor paraqitet i qëndrueshëm relativisht. Ai reflekton ecurinë e bursave ndërkombëtare, ndonëse kërkesë oferta, dominon luhatjet në tregun vendas.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 110.15 +0.32
Euro EUR 122.13 -0.01
Poundi Britanik GBP 143.01 -0.30
Franga Zvicerane CHF 113.71 0.00
Jeni Japonez (100) JPY 99.99 +0.25
Dollari Australian AUD 75.63 -0.15
Dollari Kanadez CAD 84.28 +0.05
Korona Suedeze SEK 11.57 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.36 +0.01
Korona Daneze DKK 16.34 -0.01
SDR SDR 152.07 +0.25
Ari(OZ 1) XAU 171765.71 +915.25
Argjend(OZ 1) XAG 1982.70 -0.45
Juani Kinez (onshore) CNY 16.05 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 16.04 +0.04
Lira Turke TRY 18.68 -0.03