Këngëtarja e famshme Ashanti mund të ketë 3.8 milionë ndjekës në Instagram apo 1.92 milionë në Twitter, por mesa duket kjo nuk do të thotë asgjë kur kthehemi në jetën reale.

Ylli i popit pritej të performonte në eventin Back To Brook në Stony Brook University në fund të muajit. Por mediat e huaja raportojnë se koncerti u anulua pasi u shitën vetëm 24 bileta.

“Si një organizatë, ne bëjmë më të mirë që të zhvillojmë programe për studentët duke u ofruar diversitet dhe përfshirje. Megjithatë, një javë para koncertit u janë shitur studentëve vetëm 24 bileta,”-tha universiteti në një deklaratë.

Fillimisht për të zhvilluar koncertin ishte përcaktuar Teyana Taylor, por ajo u tërhoq në minutën e fundit, duke mos i lënë mundësi organizatorëve që të promovonin Ashantin.

/Ora News.tv/