Stevie Wonder do të bëjë një transplant veshke në muajin shtator. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari i njohur gjatë një koncerti në Londër.

69-vjecari tha se do të japë edhe tre koncerte të tjera dhe më pas do të bëjë ndërhyrjen. Ai shpjegoi se dhuruesi i veshkës eshte gjetur dhe se cdo gjë do të shkojë shumë mirë duke shkaktuar ovacione dhe duartrokitje të publiku.

Këngëtari, sot 69 vjeç, ka fituar 25 çmime Grammy gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe 3 çmime si albumi më i mirë i viteve 1973, 1974 dhe 1976, e fundit kryesisht falë hitit të tij “Songs in the key of life”.

(BalkanWeb)