Kërkesa për prodhime vendi ul çmimet e produkteve të importit

Në tregjet e vendit është rritur kërkesa për prodhimet “Made in Albania”, çka ka sjellë rënie të çmimit për mallrat e importit.

Instituti i statistikave INSTAT, bëri të ditur sot se, Indeksi i Çmimeve të importit u ul me 1,8% në tremujorin e tretë të vitit 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017. Gjithashtu u ul me 1, 4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018.

Ndikim kryesor në këtë rënie e kanë dhënë çmimet e importit të produkteve në aktivitetet ”Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,7 %.

Sipas INSTAT, edhe çmimet e importit të produkteve në aktivitetet e industrisë përpunuese, kanë shënuar ulje me 1,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të
mëparshëm. “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p,k,t” u ulë me 1,8%.

Ndërsa çmimet e importit të produkteve në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” kanë shënuar rritje me 7,7%, krahasur me vitin 2017.

Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e tretë 2018 shënoi ulje me 1,4% krahasuar me tremujorin e dytë 2018.

Sipas INSTAT, referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e importit në seksionin “Industria Përpunuese” e cila zë peshën më të madhe në Indeksin e Çmimeve të Importit kanë shënuar ulje me 1,3 %.

Duke qenë se ekonomia e vendit tonë është e orientuar kryesisht në import. Çmimet e mallrave që blihen në tregjet e jashtme janë një përbërës i konsiderueshëm i inflacionit në vend, duke zënë pothuajse 50% të ritmeve të rritjes së çmimeve në vend. /atsh