Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur sot që çështja e zgjerimit të rikthehet për diskutim përpara samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në maj 2020.

Këshilli Europian në konkluzionet e publikuara sot, “thekson se Këshilli Europian do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj 2020”.

Dokumenti final i samitit të liderëve të Bashkimit Europian, mbajtur në Bruksel vjen pas dy ditësh diskutime të forta në lidhje me zgjerimin, ku pjesa më e madhe e vendeve kanë qenë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

atsh