Ermonela Jaho tashmë është këngëtarja me e preferuar dhe ylli fluturues për operat me famë botërore. Sopranoja shqiptare ka shkëlqyer kudo ka performuar, duke na bërë kështu të gjithëve krenarë. Mirëpo duket se Ermonela ka përgatitur një surprizë të madhe për shqiptarët.

Mësohet se sopranoja do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert gjigand në sheshin “Nënë Tereza”

Gjithashtu bëhet me dije se fitimet e koncertit që do të mbahet në Tiranë do të shkojnë për organizatën YËCA për kauzën “Fjongo Rozë”.

Sopranoja e cila është edhe ambasadore e YËCA, e ka shprehur gjithmonë mbështetjen për femrat me kancer gjiri.