Kirk Douglas lindi më 9 dhjetor 1916, në New York. Ai është një aktor dhe producent filmash amerikan i njohur për zërin e tij kumbues dhe rolet e tij të herë pas hershme.

Ai është gjithashtu baba i aktorit dhe producentit të Hollivudit Michael Douglas. Ai është i 17-ti në listën e aktorëve legjendë meshkuj amerikanë të të gjitha kohërave dhe është një ndër dy aktorët e kësaj liste që është ende gjallë, bashkë me Sidney Poitier.

Të shtunën Kirk Douglas e festoi 101-vjetorin e lindjes. Nipi i tij më i vogël, Dylan Douglas, djali i Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones ka shpërndarë në Instagram disa foto mjaft të këndshme bashkë me urimin për gjyshin e tij të famshëm.

“Gëzuar 101-vjetorin, vazhdon të jesh seksi. Të dua me gjithë zemër Pappy”, shkruan 17-vjeçari në Instagram