Koreja e Jugut do të rrisë buxhetin e saj ushtarak në vitet e ardhshme, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, mes tensioneve të ngritura me Korenë e Veriut lidhur me testimet e raketave balistike.

Buxheti për vitin 2020 deri në vitin 2024 do të rritet në afro 215 miliardë euro (240 miliardë dollarë), pak më shumë se 7%. Planet përfshijnë dy sisteme të reja ajrore të mbrojtjes të paralajmërimit të hershëm për të zbuluar më mirë raketat që mund të vijnë nga Veriu.

Pas një ndërprerjeje 17-mujore, Koreja e Veriut ka testuar pesë raketa gjatë dy javëve të fundit. Pheniani ka deklaruar se testimet janë kryer si rezultat i manovrave të përbashkëta ushtarake amerikano-koreano-jugore.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ndalojnë Korenë e Veriut të kryejë testime të raketave balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi me mbushje konvencionale, kimike, biologjike ose bërthamore.

Koreja e Veriut gjithashtu ka shkelur në mënyrë të përsëritur një ligj që ndalon testimin e armëve bërthamore./ /a.i/ a.jor.