Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro,‏ deklaroi se KKR shqyrtoi dhe miratoi sot projektin e rindërtimit të Kishës së Shën Thanasit në Qendrën Historike të Dhërmiut.

Në statusin e saj Twitter, ministrja Kumbaro shprehet: “Edhe një herë për Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi”.

“KKR shqyrtoi&miratoi projektin e rindërtimit të Kishës së Shën Thanasit në Qendrën Historike të Dhërmiut, siç ka qenë kur ishte vërtetë një kishë, siç e meritojnë banorët e Dhërmiut, siç e premtuam se do ta rindërtonim. #PuneJoFjale”, shkruan Kumbaro duke postuar dhe foton e Kishës së Shën Thanasit në identitet dhe rrënojat sot që tashmë morën jetë nga KKR. /a.ke/