Arsenali e ka gjetur trajnerin e përkohshëm, me Freddie Ljungberg që debutoi në barazimin 2-2 ndaj Norwich City.

Por, suedezi nuk ka sjellë ende entuziasmin e munguar në skuadër dhe drejtuesve nuk po i pritet. Sipas “Daily Express”, topçinjtë po monitorojnë pozicionin e trajnerit të Napolit, Carlo Ancelottit.

Italiani nuk po kalon një moment të mirë në pankinën e nënkampionëve të Seria A dhe nëse presidenti, Aurelio De Laurentiis vendos të bëjë pa të, skuadra londineze do të ishte e gatshme t’i besonte atij rindërtimin e ekipit.

Ndërkohë, largimi i Ancelottit nga Napoli mbetet ende në dyshim, me De Laurentiis që po mendon seriozisht për ndryshimin e trajnerit.

Sipas “Corriere dello Sport”, një shkarkim i mundshëm do të ishte më pak i dhimbshëm për arkat e klubit. Në kontratën e Ancelottit thuhet se prishja e kontratës nga ana e Napolit do të sillte një “gjobë” modeste për klubin, që ka vlerën e 500 mijë euro në rast divorci deri në 31 maj.

/Ora News.tv/