Klosi: Berati ka hyrë në fazën e çlirimit të potencialit ekonomik
Klosi: Berati ka hyrë në fazën e çlirimit të potencialit ekonomik

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, njëherësh drejtuesi politik i Qarkut Berat, Blendi Klosi, gjatë një interviste foli mbi projektet zhvillimore të këtij qyteti dhe zonave përreth, ku sipas ministrit janë zona të bekuara me pasuri natyrore dhe kulturore, të cilat tashmë kanë hyrë në fazën e çlirimit të potencialit të tyre ekonomik.

Klosi gjatë kësaj bisede foli për projektet zhvillimore të këtij Qarkut, ku Mbi 100 mijë vizitore u ngjitën në kalanë e Beratit vetëm në vitin 2018, zonë që tashmë ka hyrë në një fazë te re zhvillimi përmes investimeve.

Klosi listoi një sërë projektesh zhvillimore për zonën. Klosi tha se “nëse ka 5 arsye për të vizituar Shqipërinë, një nga ato është qyteti i Beratit, vetëm në vitin 2018 kalanë e Beratit e vizituan mbi 100 mijë turistë”, tha Klosi.

“Kjo përkthehet në rritjen e numrit të turisteve në ekonominë lokale. Zona e kalasë ka marrë një zhvillim të ri. Të dy rrugët hyrëse të kalasë po rindërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Gjithashtu edhe Banka Botërore, edhe Bashkimi Europian e kanë në fokus Beratin me projektet e tyre zhvillimore, si një qytet që tashme i përket Europës”, shtoi ai.

Klosi u ndal edhe te investimet, ku u shpreh se “ajo që ne kemi realizuar përmes është lidhja me rruge cilësore të Beratit në disa drejtime, si rruga Berat – Lushnjë, apo rruga qe e lidh nga Kuçova me Belshin në Elbasan dhe Berat”. Gjithashtu po kryhet një investim për lidhjen e Beratit nga Skrapari drejt Korçës.

“Ajo që ne kemi zgjidhur me financime është sistemi i pastrimit të të gjithë qarkut. Bashkë me qeverinë zvicerane po zgjidhim problemin e rehabilitimit të të gjithë vend depozitimeve të mbetjeve urbane. Me fondet e qeverisë po bëjmë investime në krahët e lumit për mbrojtjen lumore qoftë në zonën muzeale, qoftë me poshtë në Urën Vajgurore, Kuçove”, deklaroi Ministri.

“Qarku i Beratit, sipas Klosit, ka marrë një hov të madh zhvillimi rural, pasi çdo pëllëmbë toke sot është e punuar me të gjitha llojet e veprimtarive bujqësore. Sa i takon suksesit në agroturizëm, Berati ka disa nga etiketat më të mira të prodhimit të verës dhe është lider në prodhimin dhe tregtimin e ullirit./atsh