Ekipi kombëtar i Sirisë shkarkoi trajnerin gjerman, Bernd Stange pasi humbi 0-2 me Jordaninë në Kupën e Azisë, njoftoi dje në mbrëmje Federata Kombëtare Siriane e Futbollit.

Vendin e tij do e zërë Fajr Ibrahim si trajner i përkohshëm në ndeshjen me kampionët në fuqi të Australisë, më 15 janar.

Pavarësisht luftës civile, Siria për pak nuk arriti të hynte në Kupën e Botës në Rusi, por shpreson se mund të ketë më shumë sukses në Kupën e Azisë.

/atsh