Kombëtarja U-19 njeh kundërshtarët për eleminatoret e Evropianit, do të luhen në Shqipëri
Kombëtarja U-19 njeh kundërshtarët për eleminatoret e Evropianit, do të luhen në Shqipëri

Pas shortit zyrtar të eleminatoreve të Europianit për kombëtaren U-17, Shqipëria njohu rivalët e saj edhe për U-19.

Edhe ky turne do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Shqipëri, nga data 10 tetor deri në datë 16 tetor.

Një tjetër event që UEFA ia beson përsëri FSHF-së, për organizimin e saj të suksesshëm në eventet e mëparëshme, ku më së fundmi mbylli dhe realizoi tre të tillë në muajin tetor.

Sipas shortit të përcaktuar sot në Nyon, kombëtarja U-19 e trajnerit Erion Bogdani në eleminatoret e ardhëshme është në grupin 8 së bashku me skuadrat e Ukrainës, Sllovakisë dhe Norvegjisë.

Dy vendet e para të secilit grup (nga 13 gjithsesj) kualifikohen për në Elite Round. Ky grup do të luajë në Shquipëri në datat 10, 13 dhe 16 tetor 2018. Në muajt në vijim do të përcaktohen edhe qytetet në Shqipëri se ku do të luhet.

Edhe përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka në program të saj zhvillimin e disa takimeve miqësore deri në startin e eleminatoreve zyrtare në tetorin e ardhshëm. /S.SH/Atsh