Nën drejtimin e Kryetarit, Z. Arben Ahmetaj, Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi nen për nen projektligjin: “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Të ftuar në takimin e radhës së këtij komisioni ishin Elton Haxhi, Zëvendës ministër i Financave dhe Ekonomisë, Sajmir Muçmataj dhe Z. Arvid Uruçi.

Pas diskutimeve, pyetjeve dhe sugjerimeve anëtarët e Komisionit për Ekonominë dhe Financat miratuan nen për nen projektligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.