Komiteti Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris, kanë vizituar ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Delegacioni në fjalë zhvilloi një guidë nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Harris u shpreh entuziast për vizitën e tij në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ata shprehën vlerësimin e tyre për historinë e popullit shqiptar që nga kohët e lashta deri më sot, duke falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë dhe duke shprehur mirënjohje për popullin shqiptar në mbrojtjen ndaj nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. /atsh