Kryeministri Rama deklaron se po përgatitet një plan shpëtimi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të shpëtuar Alvin Berishën dhe qytetarët e tjerë shqiptarë që kanë mbetur në kampin e refugjatëve në ‘’Al-Hol’’ të Sirisë.

Në konferencën e përbashkët e me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, Rama thekson se kjo situatë nuk është një çështje që mund të zgjidhet me ndërhyrjen e ambasadës shqiptare teksa është tejet e ndërlikuar dhe tejkalon kompetencat diplomatike.

”Përpara se të hyjmë në temën e KE-së, dua të flas për rastin e dhënë mbrëmë në një emision të RAI-t për një të mitur shqiptar në Siri, që ka mbetur atje për shkak të luftës. Ai emision drithërues ka lënë të kuptohet se çështja e djalit të mitur nuk është thjesht çështje e vullnetit të ambasadës. Prej disa koësh, unë kam një material të klasifikuar që nuk mmund ta ndajë me publikuën në lidhje me personat dhe publikun që ndodhen në atë territor për shkak të luftës.

Kemi zhvilluar një proçes të tërë identifikimi për shumë persona. Kjo gjë kërkon bashkëpunim me partnerët tanë. Dua t’ju them të gjithëve se po të ishte çështja ambasadash, edhe vendet e tjera do t;i kishin tërhequr individët. Kam komunikuar me të afërmit e të birit. Kjo është një çështje që nuk varet nga ne. Nuk është një çështje e strukturave tona diplomatike, sepse nuk janë kampe të zakonshme refugjatësh. Gazetarët mund të hyjnë në lloj-lloj kampesh dhe kanë arritur të filmojnë brenda dhe trupave të ISIS-it. Duhet të zhvilluar një operacion tërheqjeje të personave që janë futur në luftë.

Shpreh keqardhjen për këtë rast. Situata është e komplikuar. Jemi në koordinim të plotë me partnerët. Edhe presidenti i SHBA-së u bëri apel vendeve të BE-së për të tërhequr njerëzit. Edhe Italia nuk e ka bërë akoma tërheqjes sepse është një operacion i komplikuar. Fokusi jonë mbetet te gratë dhe fëmijët dhe në bashkëpunim me partnerët dhe autoritetet turke kemi arritur të organizojmë kontakte. Por, ka një plan për nxjerrjen e tyre nga kampet dhe është përgatitur struktura për transportimin e tyre si dhe një plan specifik për trajtimin e tyre në Shqipëri”, u shpreh Rama

NEWSBOMB