Interi ka konfirmuar se Alexis Sanchez – i huazuar nga Manchester United – e ka dëmtuar nyjën e këmbës së majtë dhe me gjasë do t’i nevojitet operacioni.

Sanchez u lëndua gjatë një ndeshjeje të Kombëtares së Kilit kundër Kolumbisë, si pasojë e një ndërhyrjeje të anësorit të Juventusit, Juan Cuadrado, transmeton Gazeta Express.

“Alexis Sanchez iu nënshtrua testeve sot në mëngjes në Humanitas Institute në Rozzano. Rezultatet kanë zbuluar se ai e ka ndrydhur nyjën e majtë, e cila ia ka shkaktuar dëme në gilcë”, thuhet në njoftimin e Interit.

Klubi zikaltër njoftoi se sulmuesi kilian do t’iu nënshtrohet testeve shtesë të mërkurën në Barcelonë, për të parë nëse operimi është vërtet i nevojshëm.

Sanchez i bëri vetëm katër paraqitje për Interin që prej transferimit nga Manchester Unitedi në verë. /Gazeta Express/