Një 39-vjeçar nga Korça është vënë në pranga ditën e djeshme pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij.

Siç bëhet me dije, i arrestuari është Enkeled Samet, banues në fshatin Belorta, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij E.S, 66 vjeç.

Pas arrestimit, policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

/GazetaExpress/