Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi sot vendimin për këshilltarin ligjor të Gjykatës së Lartë, Adrian Shega.

Në përfundim të hetimeve, trupi gjykues i KPK i përbërë nga Genta Tafa, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari konfirmoi sot në detyrë këshilltarin e Gjykatës së Lartë.

Adrian Shega u përball me tre kriteret e vlerësimit të Vetingut: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

/atsh