Megjithëse pranvera këtë vit ka vonuar të vijë, nxënësit e shkollës 9-vjecare “Europa” në Katund të Ri, në bashkëpunim me shoqatën “Fëmijët janë e Ardhmja”, prezantuan një aktivitet plot ngjyra dhe ritëm.

Nën moton “Dita e Prindërve”, aktiviteti kishte si qëllim të lartësonte figurën dhe rolin e prindërve, duke i ftuar këta të fundit të vijojnë të bashkëpunojnë me institucionin e shkollës.Ajo çka karakterizon aktivitetet e kësaj natyre është gjithëpërfshirja.

Secili fëmijë dhe klasë përcollën mesazhin e tyre, qoftë nëpërmjet lojërave olimpike, valleve popullore dhe aktrimit. Drejtoria e Shkollës në shenjë falenderimi për bashkëpunimin, vlerësoi me certifikata mirënjohje këshillat e prindërve.

“Dita e prindërve” synon të rrisë bashkëpunimin dhe funksionimin e triomit mësues-nxënës-prindër, pasi vetëm kështu rrisim breza të edukuar dhe arsimuar mirë.

Përfaqësuesja e shoqatës “Fëmijët janë e ardhmja”, Griselda Zisi, e cila e zhvillon këtë aktivitet për të tretin vit radhazi, u shpreh se aktiviteti në vetvete përmban shumë vlera, pasi përcjell mesazhe të rëndësishme.

Pjesë e aktiviteteve të shoqatës “Fëmijët janë e Ardhmja”, janë tre shkolla në qytetin e Elbasanit “Qamil Guranjaku”, Abdyl Parall

Edlira XHERRI