Krijohet 'incineratori' që kthen mbeturinat në energji
Krijohet 'incineratori' që kthen mbeturinat në energji

Një shpikës amator ka krijuar në incinerator që lejon familjen e tij të riciklojë mbeturinat në shtëpi.

Nik Spencer thotë se pajisja që ka madhësinë e një makine larëse mund të gjenerojë energji të mjaftueshme për të ngrohur një shtëpi.

Prototipet po testohen dhe ai shpreson se një ditë incineratori do të bëhet i zakonshëm dhe i përshtatshëm në ambjentet e punës.

Shpikja e Spencer, e quajtur Njësia e Burimeve të Energjisë në Shtëpi ose HERU, mund të riciklojë shumicën e mbetjeve shtëpiake, duke përfshirë pelena, gota kafeje dhe plastikë.

Ai punon duke ngrohur mbeturnat dhe i shëndrron në sasi të vogël hiri.

HERU ka të bashkëngjitur një kazan, i cili siguron që shkarkimet e mundshme të rrezikshme të gazit të filtrohen jashtë./ora news