.

Zagreb – Me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović

Posted by Edi Rama on Tuesday, 4 December 2018

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović.  Së bashku me delegacionin që e shoqëron në Kroaci, kryeministri pati bisedime me palën kroate.

Kryeministri Rama ndodhet në Kroaci në kuadër të Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës qendrore, që zhvilloi punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb të Kroacisë.

Një ditë më herët, Rama u prit nga homologu i tij kroat Andrej Plenkovic, me një ceremoni zyrtare. Pas takimit, palët nënshkruan edhe një marrëveshje të përbashkët për Partneritetin Strategjik.

/k.s/j.p/