Kroacia është finalisti i dytë i Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.

Një ndeshje e nxehtë, një luftë e vërtetë në fushën e blertë, me shumë mundësi dhe raste për të shënuar, por në fund kroatët me shumë meritë shkojnë në finale të botërorit, për herë të parë në histori.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 5-të nga përfaqësuesja angleze. Ishte Kieran Trippier ai i cili shënoi golin për Anglinë në minutën e 5-të, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë foli për kroatët të cilët pas shumë përpjekjeve barazuan rezultatin në minutën e 68-të të takimit përmes Ivan Perishiq.

Me barazim 1-1 përfunduan 90 minutat e rregullta, ndërsa ndeshja shkoi në vazhdime, dy pjesë nga 15 minuta. Dhe pikërisht në pjesën e parë të vazhdimit Kroacia kaloi në epërsi në minutën e 109-të, dhe ndeshja përfundoi me humbej të Anglisë.

Të dielën më 15 Korrik, Franca dhe Kroacia do të përballen në finalen e madhe të Botërorit ‘Rusi 2018’. /SHENJA/