Një aksident tragjik i ndodhur orët e para të së dielës, i mori jetën një shqiptari në Calabri të Italisë. Sipas mediave atje, viktima është një 65-vjeçar, i cili po kthehej nga dasma e së bijës sëbashku me familjen e tij. Megjithatë emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Ngjarja ndodhi në një autostradë në afërsi të Gioia Tauro, rreth orës 03:00 të natës. Makina e shqiptarit u përplas në rrethana ende të paqarta me një tjetër automjet. Përplasja ishte shumë e fortë. Një prej automjeteve përfundoi e përmbysur në anë të karrexhatës, ndërsa tjetra u bllokuar në qendër të rrugës.

Shqiptari udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një djalë.

Fatkeqësisht përplasja ishte fatale për 65-vjeçarin, ndërsa e plagosur mbeti vajza e tij, e cila u dërgua në spital.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari bashkë me familjen po ktheheshin nga dasma e vajzës tjetër./tvklan.al