Mbrëmjen e djeshme teatri “Skampa” Elbasan gëlonte sërisht nga organizatorët dhe artëdashësit. Art Revolution Dance erdhi këtë mbrëmje me një koncert nën titullin “Kthim në Identitet”.

Një mbrëmje magjike me një përgatitje serioze. Të ftuar specialë ishin ikona e kinematografisë Margarita Xhepa dhe këngëtari Ervin Bushati.

Elton Alla dhe Mariglen Rama dy nga organizatorët e kësaj mbrëmje koreografike shprehen me emocione për pritjen e këtij koncerti dhe se mbështetjen artëdashësit Elbasanas e treguan me duartrokitje.

Mbrëmja me një larmishmëri kërcimesh këngësh dhe emocionesh ishte edhe më perfekte me praninë e Margarita Xhepës e cila nën emocione tregon se në këtë teatër gjithonë ndjehet mirë.

Si kron pjese nga përshëndetja
“Kthim në identitet” tregoi edhe njëherë përgatijen dhe punën që bën Art Revolution Dance më kërcimin.

Edlira XHERRI