Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 3 persona, të cilët kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë.

“Gjatë  kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal në Milot, 3 shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë  duke i kundërshtuar  me dhunë, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera  që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë, u bë e mundur shoqërimi i këtyre shtetasve në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Në pranga u vunë shtetasit E. L(V)., 25 vjeç,  P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat  penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit  të Policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”

/Ora News.tv/