Projekti për trajtimin me kuotë ushqimore për nxënësit e arsimit parauniversitar që vijnë nga shtresat sociale në nevojë, do të vijojë të financohet edhe vitin e ardhshëm.

Në projektbuxhetin e 2020 për arsimin parashikohet trajtimi me kuotë ushqimore për 1300-1400 nxënës.

Po ashtu, p/buxheti i 2020 siguron ofrimin e teksteve shkollore falas për rreth 230-250 mijë nxënës të arsimit para-universitar nga shtresat sociale në nevojë me një efekt prej 500 milionë lekë në vit. /j.p/