Nuk është i vetëm në këtë Botë. Si ai ka shumë të tjerë, porqë jetën e jetojnë si gjithë të tjerët. Ndodh që Zoti nuk t’i “jep” të gjitha, apo t’i merr në përiudha të ndryshme të jetës. Një fatkeqësi e tillë ishte shkruar edhe për një dhjetëvjeçar nga Jordania. Në këtë moshë, i ikën shikimi, për t’ju mos iu kthyer kurrë më. Jeta nuk e mposhti…Zoti i fali atij cilësi dhe aftësi të tjera, të vlefshme për tërë njerëzit. Madje , sot është njeriu më i dëgjuar dhe i respektuar, jo vetëm në vendin e tij. Ky është, Dr Abdulmexhid Esalahine. Anëtar i Përhershëm i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj të Jordanisë, për Fetva. Ai ndodhet prej disa ditësh si mik në vendit tonë. Fati e solli mes nesh, i ftuar si mysafir nga Dr. Klodian Zaimaj. Ka shëtitur në shumë qytete. Jo vetëm si vizitor. Ai shprehet se ka mbetur i habitur dhe impresionuar me dashurinë e respektin e shqiptarëve, që e kanë shoqëruar e rrethuar. Ka mbajtur shumë ligjërata për besimtarët islamë. Mesazhi i tij në këto ligjërime, vetem me të folur, ka qenë: – “Paqja dhe vëllëzërimi mes myslimanëve”, “Paqja dhe toleranca mes të gjithë njerëzve, që kanë vetëm një Zot”. Dr. Abdulmexhid Esalahine, me këshillat e tij të urta ka kumtuar para besimtarëve edhe referatin: – “ Katër porosi në një hadith”. Dijetari islam ka folur me sytë e zemrës. Allahu e bekoftë!

Besim Dybeli