Këngëtari Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën ‘Mall’ dhe u rendit në vendin e 11 ka njoftuar fansat për të bërë kujdes, pasi një person po hiqet si ai për të përfituar para.

Eugent Bushpepa thotë se dikush po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit. Këtë e ka komunikuar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Ja statusi i plotë i tij, si thirrje për këso që mund të bjerë pre e ndonjë mashtrimi :

“Dikush, i cili pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit. Nëse dikush ju kërkon para për çfarëdolloj donacioni, nuk është real. Ju lutem raportojeni dhe na ndihmoni!”-ka shkruar këngëtari.

Elbasani News