Kohët e fundit, Morena Taraku ka qenë shumë e komentuar në faqet rozë për shkak të jetës sentimentale. Ndërsa sot e ka kthyer të gjithë vëmendjen tek tatuazhi i saj në krah, të cilin e ka bërë këto ditë.

Ajo ka zgjedhur të bëjë imazhin e mbretit të popit, Michael Jackson pasi është adhuruese e muzikës së tij.

Fotografinë e publikoi në rrjetin social Snapchat dhe e shoqëroi me shkrimin: “Kush tha që ai ka vdekur? MJ.’’

Dilemat nëse Michael Jackson ka vdekur apo jo vijojnë ende në ditët e sotme. Sipas autoriteteve zyrtare, ai humbi jetën më 25 qershor 2009 për shkak të një sulmi në zemër.

/Ora News.tv