Kuvendi pritet të zgjedhë të enjten Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Shqipërisë, mes tre emrave të dërguar nga KLP.

Tre emrat e dërguar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të marrë drejtimin e organit të akuzës janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Kuvendi do të zgjedhë kryeprokurorin me tre të pestat e votave (84 vota), të renditur sipas sistemit të pikëzimit nga KLP. I pari është Olsian Çela, i dyti Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj.

Vetë kreu i KLP Gent Imbrahimi, ka deklaruar se Kuvendi duhet të votojë kandidatin që është renditur i pari dhe ka marrë pikët më të larta sipas sistemit të pikëzimit të KLP, pra Olsian Çela.

Nëse Kuvendi dështon të votojë me shumicë votash një prej tr